Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se albumi i saj i ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, është transformim i dobësive në forcë.
“Mendoj se ky album nuk është vetëm materializim i atyre ulje-ngritjeve që kisha, por një proces transformues që shndërronte dhimbjen në qëndrueshmëri e forcë, por gjithashtu mendoj se edhe adhuruesit e mi kanë mbajtur njëfarë dialogu me mua përgjatë kësaj përvoje”, ka thënë Shakira për Extra.
Ajo mendon se ky lloj komunikimi që ka me adhuruesit është i mahnitshëm sepse jo vetëm që këndon për ta, por merr në këmbim edhe mirëkuptim e mbështetje.
“Në secilën prej këtyre këngëve ata kanë qenë duke më shoqëruar, kështu që ky është rezultati”, ka thënë këngëtarja.
Ndërkohë, Shakira ditë më parë pati thënë se ëndërronte të kalonte gjithë jetën me ish-partnerin e saj, futbollistin, Gerard Pique, si dhe pati thënë se e ka pasur të vështirë ta tejkalojë ndarjen nga ai.
“Prioritet për mua ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në frazën ‘derisa vdekja të na ndajë’. Besoja në atë ëndërr dhe e kisha atë ëndërr për vete e për fëmijët. Prindërit e mi kanë qenë bashkë që afërsisht 50 vjet dhe e duan njëri tjetrin sikurse ditën e parë, me dashuri që është unike e pa përsëritshme. Pra e dija që një gjë e tillë ishte e mundur”, ka thënë latinja.
Ajo vazhdoi duke treguar se mamaja i ka ndenjur gjithnjë pranë babait e ende e puthte në buzë dhe se prindërit i kishte shembull.
“Doja një jetë të tillë për mua e fëmijët e mi, por nuk ndodhi. Nëse jeta të jep limona, duhet të besh limonadë. Atë po bëj: limonadën”, ka përfunduar 47-vjeçja.