Reperi dhe DJ i njohur amerikan, “Lil Jon” [Jonathan Smith], është konvertuar në fenë islame.
Aktiv që nga vitet e 90-ta dhe i konsideruar me një ndikim pionier në këtë fushë, Smith tha shahadetin në prani të Imam Ahson Syed në Xhaminë King Fahed në Los Angeles në javën e parë të Ramazanit, shkruan
muslimmatters.org.
Jon Smith është i njohur për popullarizimin e një zhanri të muzikës rap që quhet “crunk”.
I lindur në Atlanta, Smith filloi karrierën e tij si adoleshent në fillim të viteve 90-ta. Jashtë industrisë, reperi ishte përfshirë edhe në punë bamirësie, duke hapur dy shkolla për fëmijët në Ganë.
Përveç këtyre raportimeve, Lil Jon si duket e kishte konfirmuar konvertimin e tij në fenë islame edhe në llogarinë e tij në Instagram ku publikoi një thënie dhe përshkrimi i postimit ishte “Alhamdulillah”.