Gazeta britanike “The Independent” ka publikuar listën e grave më me ndikim dhe më të fuqishme në botë.
Lista e përbërë nga 50 zonja e zonjusha nga fusha e artit, politikës, biznesit, medias, sportit u publikua me 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Gruaja më me ndikim e “The Independent” për vitin 2024, u zgjedh Esther Ghey, nëna e vajzës së vrarë Brianna Ghey.
37-vjecarja, e cila ka nisur fushatën që nga vrasja tragjike e vajzës së saj, tani po lufton për kontrolla të mëdha në mediat sociale të të rinjve dhe për të siguruar më shumë mbështetje për shëndetin mendor në shkolla.
Në këtë list, “The Independent” ka përfshirë edhe këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj.
Më herët, Dua Lipa ka kritikuar politikat e qeverisë që kanë të bëjnë me migracionin, ndërsa së fundmi ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza.