Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Presidenti Donald Trump ka dhënë dritën e gjelbër për një iniciativë të re që synon të rrisë normat e lindjeve në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të publikuar këtë javë, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e dhënies së një shpërblimi deri në 5,000 dollarë për çdo lindje.
Lajmi u raportua fillimisht nga The New York Times, ndërsa vetë presidenti e konfirmoi për The New York Post të martën, duke e quajtur idenë si "shumë të mirë". "Kjo tingëllon si një ide fantastike", deklaroi Trump nga Zyra Ovale.
E njohur tashmë si “baby bonus”, kjo nismë është pjesë e diskutimeve më të gjera brenda administratës për të përballuar rënien e vazhdueshme të lindjeve në SHBA. Deri tani nuk ka një vendim final, por diskutimet për këtë formë shpërblimi financiar kanë filluar të marrin vëmendje serioze politike dhe publike.
Nëse miratohet, kjo do të ishte një ndër përpjekjet më të drejtpërdrejta të qeverisë amerikane për të stimuluar rritjen demografike përmes përfitimeve ekonomike për familjet e reja.