Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Harvardi po mbështetet te ish-studentët e tij miliarderë ndërsa përballet me Shtëpinë e Bardhë

Të Tjera  |  25.04.2025 Ora 7:58   

Universiteti Harvard po sfidon hapur administratën Trump pasi qeveria federale ngriti dorën dhe i ngriti bllok rreth 2.2 miliardë dollarëve fonde, kryesisht për projekte kërkimore. Por në këtë betejë ligjore që sapo ka nisur, Harvard nuk po e lufton vetëm me avokatë – po tenton të mobilizojë edhe ‘armatën’ e tij më të fuqishme: donatorët miliarderë.

Por çështja komplikohet kur kupton që disa prej këtyre donatorëve më të mëdhenj, si John Paulson apo Ken Griffin, kanë qenë mbështetës të fushatave të Trump. Edhe Mark Zuckerberg dhe Bill Ackman janë përmendur mes emrave që i kanë dhënë miliona Harvard-it – por me lidhje të ndryshme politike, disa prej tyre madje kanë kërkuar kompromis me Trumpin.

Ndërkohë, Michael Bloomberg dhe Bill Gates janë në anën tjetër – duke i kërkuar Harvard-it të mos dorëzohet, por as ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për të mbështetur universitetin.

Interesante është që ndonëse "big donors" po heshtin, donatorët e vegjël po japin me zemër: vetë Harvard ka pranuar afro 4 mijë donacione online në vetëm dy ditë, me një total prej 1.1 milionë dollarësh, pas deklaratës që nuk do t’i përkulej kërkesave të Trumpit për të ndryshuar politikat akademike dhe ato të disiplinës.

Megjithatë, kjo shumë është vetëm një pikë uji në oqeanin që i nevojitet Harvard-it për të zëvendësuar miliardat e ngrira.

Për më tepër, ka edhe një kërcënim që mund t’i japë goditjen më të fortë – humbja e statusit si organizatë jofitimprurëse. IRS është duke shqyrtuar mundësinë që t’i heqë Harvard-it përjashtimin nga taksat, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt tek dëshira e donatorëve për të kontribuar – sepse nuk do të mund të përfitonin më ulje tatimore.

Ekspertët thonë se kjo është “opcion bërthamor”, një masë ekstreme që ka ndodhur vetëm një herë në historinë e arsimit në SHBA – ndaj Harvard-i është i vendosur të mos tërhiqet.

Për disa, kjo betejë nuk është vetëm për para, por për lirinë akademike dhe pavarësinë institucionale. Dhe sipas një alumni të Harvard-it, “nëse universiteti e mbijetoi Luftën Revolucionare, do ta mbijetojë edhe Trumpin.”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing