Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, mund të nisë një kapitull të ri në jetën e saj, duke u zhvendosur nga Londra në Milano në fillim të vitit 2027. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, këngëtarja ka nisur procedurat për transferimin e rezidencës së saj në qytetin italian, por lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ajo. Ndër arsyet që mund ta bëjnë Milanon tërheqës përmenden moda, arti, jeta kulturore dhe mundësitë financiare. Italia ofron gjithashtu një regjim të veçantë tatimor për personat që plotësojnë kushtet dhe transferojnë atje rezidencën, me një taksë fikse vjetore prej 300 mijë eurosh mbi të ardhurat nga jashtë. Megjithatë, nuk ka dëshmi se ky përfitim është arsyeja e mundshme e vendimit të këngëtares. Dua Lipa ka shprehur publikisht entuziazmin për qytetin dhe ka vizituar vende të njohura kulturore, përfshirë teatrin La Scala, ku ndoqi operën “La Traviata”.