Komediani amerikan më famë botërore, Richard Lewis, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Ai vuante nga sëmundja e parkinsonit dhe vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. Kështu ka njoftuar bashkëpunëtori i tij Jeff Abraham, raporton DW.
Ndërkohë që ka kërkuar privatësi, gruaja e Richardsit, Joyce Lapinsy, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dashurinë .
Lewis ka qenë nga Boorklyni dhe filloi karrierën me stand up komedi në fillim të viteve ‘70, ndërsa punonte në një agjenci marketingu.
Në fillim të vitit 1980 ai u bë i rregullt nëpër emisionet e natës. Filloi përkrah aktores Jamie Lee Curtis në emisionin komedi të televizionit ABC “Anything But Love”.
Lewis pastaj ka luajtur role edhe nëpër filma të Hollywoodit, një prej të cilëve ishte “Robin Hood: Men in Tights”.