Avokati i Taylor Swift i ka dërguar një letër ndalimi një studenti në një përpjekje për ta ndaluar atë të gjurmojë avionin e saj privat.
Avokati i superyllit të popit kërcënoi me veprime ligjore kundër studentit të universitetit të Floridës, Jack Sweeney në dhjetor, për ta ndaluar atë të ndante informacione për avionin e saj privat në llogaritë e tij në mediat sociale, të cilat regjistrojnë lëvizjet e avionëve në pronësi të figurave publike.
Avokatja e Taylor-it, Katie Wright Morrone tha se ata "nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të ndiqnin të gjitha mjetet juridike" nëse ai nuk ndalonte "përndjekjen dhe sjelljen e tij ngacmuese".