Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë realizoi koktejin e fundvitit me bashkëpunëtorë

Të Tjera  |  20.12.2023 Ora 13:42   
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të cilat organizon edhe këtë fundvit në shenjë falënderimi për bashkëpunimin korrekt të treguar gjatë vitit 2023 ka organizuar koktej fundviti me bizneset anëtare, institucionet, përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave, kryetarë të Dhomave të Tregtisë, përfaqësues të mediave dhe mysafirë të shumtë.

Qëllimi i organizimeve të tilla e të cilat tashmë kanë kaluar në evente tradicionale është rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit mes anëtarëve, duke festuar kështu një vit të suksesshëm dhe duke falënderuar për bashkëpunimin korrekt të treguar gjatë vitit 2023.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi, përgjatë fjalimit të tij të fundvitit theksoi se në vitin që po mbyllet, kemi përjetuar sfida dhe suksese, por gjithmonë jemi mbështetur në njëri-tjetrin dhe kemi arritur të kapim sukseset së bashku. Jemi krenarë që kemi pasur mundësinë të ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave që janë paraqitur për
bizneset tona.

Në përmbyllje të vitit 2023 Kryetari Krasniqi veçoi shkurtminisht vetëm disa nga sukseset të cilat
kemi arritur së bashku si organizatë:

• Pezullimi i Vendimit të Komunës së Prishtinës për mos lejimin e qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste
 Lobim për sigurimin e hapësirave nga Komunat për zhvillim të mirëfillët të veprimtarisë së bizneseve;
• Paisje me viza për bizneset anëtare për pjesëmarrje në Panaire Ndërkombëtare;
• Njohja nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës garancionet e lëshuara nga Kompanitë e Sigurimeve të cilat janë paraparë sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi dhe mosdetyrimi që kjo të bëhet vetëm me sigurim bankare;
• Ndërmjetësimi i takimeve B2B në Frankfurt dhe Gjenevë, për bizneset anëtare si dhe;
• Rikthimi i aktivitetit “Kafja e Mëngjesit” duke filluar me Komunën e Pejës, Gjilanit, Ferizajit etj;

Në kuadër të përfaqësuesëve nga institucionet e pranishme ishte edhe Minstrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari e cila potencoi se si Qeveri e Kosovës dhe Ministri kanë hartuar Strategjinë për Zhvillimin e Industrisë dhe mbështetjen e biznesit e cila synon të përmirësoj mjedisin e biznesit në Kosovë, të promovoj zhvillimin industrial, të adresoj deficitin tregtar, të krijoj vende të reja pune si dhe të siguroj efikasitet të burimeve me një ekonomi më cirkulare.



Për një fjalë rasti ishte i ftuar edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mehdi Qyra, i cili falënderoj DHTIK për bashkëpunimin që e kemi ndër vite ndërsa potencoi balafaqimin me mungesën e fuqisë punëtore, problem i cili në Maqedoni ka filluar tash e sa kohë, e Kosova pritet të ballafaqohet me të nga Janari 2024.

Ndërsa nga Komuna e Prishtinës i pranishëm ishte Këshilltari i Kryetarit Përparim Rama, z.Bekim Brestofci i cili falënderoj Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për bashkëpunimin korrekt përgjatë vitit 2023 ndërsa bëri thirrje që të vazhdohet edhe më tutje të punohet me këtë ritëm.

Përpara të pranishmëve shkurtimisht paraqiti punën e DHTIK Drejtoresha Zana Beqiri, e cila theksoi se si Dhomë këtë vit kemi punuar në disa projekte ndërkombëtare, në shumë ligje dhe projektligje, kampanja, kemi realizu vizita të vazhdueshme tek bizneset, kemi zgjidhur probleme sektoriale dhe individuale të bizneseve.

Përgjatë koktejit të fundvitit ishte një pjesë e ndarë për bizneset anëtare të cilat kishin mundësi të merrnin fjalën për të paraqitur sukseset e tyre gjatë vitit 2023. Me këtë rast pronari i biznesit Evrotarget z.Hamdi Malushaj potencoi se vetëm gjatë këtij viti ka punësuar rreth 300 punëmarrës dhe se për shqiptarët nuk ka asnjë vend më të mirë se sa atdheu i tyre.

Ndërsa jemi afër vitit të ri, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është e bindur se me bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Moderimi i koktejit u bë nga Zyrtarja e Lartë për Komunikim dhe Marketing në DHTIK, Fjolla
Smaili.

Gëzuar për një vit tjetër të suksesshëm dhe me shëndet! Thuhet ne komunikatën e lëshuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing