Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoritetet kineze i kanë arrestuar dy punëtorë ndërtimi pasi hapën një vrimë në Murin Kinez, në provincën Shanxi.
Mediat lokale shkruan se të arrestuarit janë një burrë 38-vjeçar dhe një grua 55-vjeçare, e ata po dyshohet se hapën një vrimë të madhe për të lehtësuar lëvizjen e ekskavatorit gjatë punimeve aty pranë.
“Pasi ndoqën gjurmët nga vendi i dëmtuar, oficerët gjetën ekskavatorin dhe dy të dyshuarit iu thanë autoriteteve së hapën vrimën në mënyrë që të krijonin një shkurtore nëpër murin antik, për të zvogëluar distancën e ekskavatorit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Policia lokale shtoi se dëmet në Murin e Madhe janë “pothuajse të pariparueshme”, derisa të arrestuarit janë ndaluar.