Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një kopje e librit “The Catcher in the Rye” iu kthye bibliotekës së Manitobas 33 vjet pasi ishte huazuar, shkroi Upi.
Jennifer Walton tha se ajo dhe bashkëshorti po e pastronin shtëpinë kur hasi në një kuti librash që përmbante librin.
Atë libër, ajo e kishte huazuar në vitin 1980 gjatë studimeve, por që më pas nuk e kishte vërejtur.
Bibliotekarët fillimisht menduan se librin ishte nga viti 1999, pasi vula ishte e paqartë, por gruaja ua konfirmoi datën kur e kishte marrë nga biblioteka kanadeze.
Ajo e dorëzoi librin së bashku me disa “çokollata pendimi” për stafin e bibliotekës.
Autoritetet e bibliotekës thanë se çuditërisht, libri ishte në gjendje të shkëlqyer dhe i padëmtuar.