Filmi i më i ri nga Netflix, “I Care a Lot”, qysh në javët e para të publikimit ka marrë komente të mira.
Aktorja Rosamund Pike vjen në rolin kryesor, e cila tashmë ka marrë një nominim për Golden Globe.
Aktorja në një intervistë për mediat e huaja tha se e dëshiron sidomos përfundimin e filmit.
“E dua se si përfundon ky film sepse të jep gjithçka. Ju dëshironi të shihni Marla të fitojë. Ju dëshironi të shihni lartësitë marramendëse të suksesit. Për dy vjet, gjithë ky biznes me hije do të jetë i pastër dhe ajo do të jetë një shtyllë e industrisë”, tha Pike, e cila në këtë film vjen në rolin e Marlas.
Filmi i zhanrit triller është përshkruar si tërbues dhe mjaft tërheqës, ndërsa Eric Eisenberg nga “CinemaBlend”, i dha filmit pesë yje.