Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorët Keaton dhe Freeman ribashkohen në ekran pas gati katër dekadash, që nga bashkëpunimi i tyre i fundit në filmin "Clean and Sober" (1988).
Kastit të filmit i shtohen emra të rinj:
Richard Gadd: Krijuesi dhe aktori kryesor i serialit fitues të çmimeve Emmy "Baby Reindeer", do të luajë rolin e Clive McKinney – një udhëheqës i rrezikshëm bande që kërkon hakmarrje.
Bill Camp dhe Ray McKinnon: Aktorë të njohur që gjithashtu janë bërë pjesë e këtij projekti madhor.
Rreth ngjarjes së filmit: Filmi ndjek historinë e Henry Tillman (Keaton), një ish-sherif amerikan që ka kaluar 40 vjet duke kërkuar vrasësin e gruas së tij. Kërkimi e çon te Joseph Mulberry (Freeman), gjendja e rënduar mendore e të cilit zapton e ndërlikon misionin e tij.
Xhirimet po zhvillohen aktualisht në Santa Fe, New Mexico. Filmi është planifikuar të shfaqet në kinematë botërore gjatë vitit 2027.