Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Iu erdhi fundi videove të padëshiruara: Rrjetet sociale po lejonë përdoruesit të ndryshojnë vetë algoritmin

Teknologji  |  23.10.2026 Ora 8:16   
Platformat më të mëdha në botë si Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube po iu kthejnë përdoruesit kontrollin mbi përmbajtjen që shohin në rrjetet sociale, duke reduktuar dominimin e algoritmeve automatike.

Përmes mjeteve të reja të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), përdoruesit tashmë mund të përcaktojnë me fjalë ose kategori se cilat tema duan t'i shohin më shumë dhe cilat dëshirojnë t'i bllokojnë tërësisht nga faqet e tyre (For You apo Reels).

Si po ndryshojnë platformat kryesore:

  • Instagram & Facebook: Përmes opsionit "Your Algorithm", përdoruesit mund të fshijnë tema që nuk i interesojnë më (p.sh. pas një ndarjeje, martese apo shtatzënie) dhe të shtojnë prioritete të reja.

  • TikTok: Ka prezantuar filtra me fjalë kyçe (smart keyword filtering) dhe zgjedhjen e temave me rrëshqitje (sliding scale).

  • YouTube: Ka lançuar "Custom Feeds", duke lejuar krijimin e dritareve të veçanta për tema të caktuara si stërvitje, muzikë apo relaks.

Sipas drejtuesve të kompanive teknologjike, ky ndryshim vjen pas ankesave të shumta nga përdoruesit, të cilët ndiheshin të mbingarkuar nga videot repetitive ose përmbajtjet negative që u sugjeroheshin automatikisht.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing