Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Morata dëshiron të largohet dhe Atletico Madrid, është duke negociuar një huazim me Juventusin

Sport  |  21.09.2020 Ora 15:25   
Alvaro Morata mund të largohet nga Atletico Madrid në ditët në vijim.

Sulmuesi ka kërkuar të largohet nga klubi dhe një lëvizje huazimi duket zgjidhja më e mundshme, me Juventusin e interesuar për ta sjellë atë përsëri në Torino.

Bosi i ri i Juventusit Andrea Pirlo ka kërkuar që kampionët italianë të nënshkruajnë me ish-sulmuesin e tyre, pasi ka luajtur së bashku me spanjollin në Allianz Stadium në të kaluarën.

Edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, lojtari dëshiron të ndërmarrë hapat e tij të ardhshëm në Itali dhe Atletico vetë janë të hapur për ta lënë atë të largohet në mënyrë që të bëjë hapësirë për një sulmues të ri në ardhje.

Komplikimet e klubit në lidhje me Diego Costa për t'u larguar i kanë detyruar ata të hapen ndaj idesë që Morata të largohet nga kryeqyteti./radioplus

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing