Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prishtina është kthyer në qendër të kinemasë me nisjen e edicionit të 18-të të PriFest, një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit në Kosovë dhe rajon. Nata e parë mblodhi artistë, regjisorë, kineastë dhe emra të njohur të industrisë së filmit, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet. Festivali u hap me premierën e filmit “Dua”, i cili u prit ngrohtësisht nga publiku.
Pas përfundimit të shfaqjes, reagimet e shikuesve dëshmuan emocionet dhe lidhjen e fortë që historia krijoi me publikun. E emocionuar nga pritja, regjisorja e filmit shprehu mirënjohjen për reagimin e audiencës dhe rëndësinë e prezantimit të veprës në një festival të tillë. Edicioni i sivjetmë i PriFest sjell një program të pasur me filma, premiera, mysafirë dhe aktivitete që bashkojnë profesionistët e kinemasë me publikun