Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zhegrova në rrezik të mbetet jashtë listës së Juventusit për Serie A

Sport  |  09.09.2026 Ora 16:36   

Edon Zhegrova mund të përballet me një tjetër goditje te Juventusi, pasi pas përjashtimit nga lista për Ligën e Evropës, tani rrezikon të mbetet jashtë edhe listës së klubit për Serie A. Sipas raportimeve në Itali, situata lidhet me numrin e kufizuar të vendeve për lojtarët e formuar jashtë Italisë. Lëndimi i kapitenit Manuel Locatelli ka shtyrë Juventusin të shqyrtojë afrimin e një mesfushori të lirë, ndërsa një nga emrat e përmendur është ish-lojtari i Interit, Marcelo Brozovic.

Brozovic nuk mund të regjistrohet pa u liruar një vend për një futbollist me të njëjtin status, ndërsa Zhegrova është një nga kandidatët që mund të sakrifikohet. Kosovari deri tani ka pasur shumë pak hapësirë nga trajneri Luciano Spalletti, duke luajtur vetëm 21 minuta ndaj Frosinones, ndërsa nuk u aktivizua ndaj Parmës dhe luajti vetëm dy minuta në derbin kundër Milanit. Megjithatë, largimi i tij nga lista e Serie A nuk është ende vendim i marrë dhe do të varet nga strategjia e Juventusit për regjistrimin e lojtarëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing