Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ende nuk ka marrë vendim përfundimtar nëse do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Sipas mediumit gjerman “BILD”, situata mbetet e paqartë, ndërsa lojtari dhe menaxhmenti i tij nuk kanë dashur të komentojnë rreth zgjedhjes së ardhshme. Osmani tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës, duke e pasur kështu të hapur mundësinë për të luajtur për “Dardanët”.
Vendimi pritet të qartësohet në fund të muajit, kur të nisë pushimi ndërkombëtar. “BILD” vlerëson se nëse Kosova arrin ta bindë Osmanin, kjo do të ishte një goditje e madhe për Federatën Gjermane të Futbollit, pasi 17-vjeçari konsiderohet ndër talentët më të mëdhenj të gjeneratës së vitit 2009 dhe ka pasur një zhvillim të shpejtë te Bayern Munichu.