Barcelona është në negociata të avancuara me Rayo Vallecano për Fabian Luzzin por përballen me konkurrencë të fortë nga Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Sulmuesi 16-vjeçar u fut në skuadrën e parë të stërvitjes në fillim të këtij viti, pasi kishte kaluar katër vjet në akademinë e klubit.
Reprezentuesi i ri i Spanjës ka tërhequr vëmendjen nga një mori klubesh evropiane përfshirë Real Madrid dhe Atletico Madrid, duke qenë golashënuesi më i mirë në secilën anë që ai ka luajtur.
Por, sipas MARCA, Luzzi është i interesuar vetëm për Rayo-n pasi ai insistoi që e ardhmja e tij të mbetet në këtë klub.
Rayo do të përpiqet të mbajë yllin e ri me shpresën se ai do të shëndrrohet një nga lojtarët kryesor për këtë klub.
Sidoqoftë, Luzzi ka qenë një objektiv afatgjatë për Barcelonën, me klubin të angazhuar seriozisht për disa javë në negociata për të arritur nënshkrimin e të riut.
Barca fillimisht ofroi të paguante për Luzzin tarifat e tij të stërvitjes pasi disa muaj më parë ai ishte akoma vetëm në moshën 15 vjeç - do të thotë se nuk mund të ofrohej një kontratë profesionale.
Nëse një marrëveshje do të materializohej me Barcën, Luzi do të ishte pjesë e ekipit të të rinjve A, i drejtuar nga Franc Artiga, i cili ka kaluar 11 vjet si trajner në Barcelona.
Luzi do të luante përkrah shpresave të tjerë të Barcas si Gavi, Ilias Akhomach, Diego Almeida dhe Angel Alarcon.
Por gjigantët e Madridit janë në mesin e atyre gjithashtu që kërkojnë nënshkrimin e të riut dhe mund të parandalojnë që klubi katalanas të arrijë një marrëveshje./radioplus.