Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Remitancat e diasporës në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të publikuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, gjatë janarit–qershorit janë pranuar 692 milionë euro, apo 5.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në periudhën 2008–2025, diaspora ka dërguar gjithsej rreth 15.2 miliardë euro në Kosovë. Vetëm në vitin 2025, remitancat arritën në 1.41 miliardë euro.
Gjermania dhe Zvicra mbeten burimet kryesore të këtyre dërgesave. Nga viti 2008 deri në 2025, nga Gjermania janë dërguar rreth 5.8 miliardë euro, ndërsa nga Zvicra rreth 3.1 miliardë euro. Së bashku, këto dy shtete përbëjnë 58.6 për qind të remitancave.
Remitancat përbëjnë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, duke mbështetur familjet dhe duke ndikuar në konsum, kursime dhe investime.