Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
LEGO po u jep fansave të The Lord of the Rings një mundësi të re për të marrë një nga setet më ikonike të sagës.
Kompania ka rikthyer për një kohë të kufizuar setin Grond, dashin gjigant të përdorur nga forcat e Sauronit në betejën e Pelennor Fields, në filmin The Lord of the Rings: The Return of the King.
Seti përmban 307 pjesë dhe përfshin Grond-in, strukturën me rrota dhe dy figura Orcësh. Por ka një kusht: seti nuk shitet veçmas. Fansat mund ta marrin vetëm si dhuratë nëse blejnë setin e madh Minas Tirith.
Minas Tirith ka plot 8 mijë e 278 pjesë dhe kushton 649.99 dollarë. Ai rikrijon qytetin e bardhë të Gondorit në disa nivele.
Grond është rikthyer si pjesë e një oferte të kufizuar dhe zakonisht produkte të tilla nuk mund të blihen veçmas nga LEGO.
Pra, për ta marrë këtë version të vogël të Grond-it, fansat duhet të bëjnë fillimisht një investim goxha të madh në Minas Tirith.