Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Erikseni ka bindur Conte-n

Sport  |  04.06.2020 Ora 13:56   
Mesfushori  i Interit Christian Eriksen raportohet se i  ka lënë përshtypje të mjaftueshme në stërvitje për të rezervuar një vend në formacionin startues kundër Napolit në Kupën e Italis.

La Gazzetta dello Sport pretendon se ish-mesfushori i Tottenham Hotspur ka bindur Antonio Conte gjatë rifillimit të stërvitjes dhe u shfaq në formë të shkëlqyeshme fizikisht për rifillimin e sezonit.

Gazeta zbulon se Conte ka zgjedhur Eriksen midis fillestarëve gjatë seancave të tij të para të stërvitjes taktike dhe thekson se mund të shohim një 3-4-1-2 me Danezin pas Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez kur Inter udhëton në San Paolo për tu përballur me Napolin.

Interi ka humbur me rezultat 1-0 nga Napoli në takimin e parë në San Siro, që raportohet se ishte planifikuar të luajë ndeshjen e kthimit më 13 qershor, me Finalen që pritet më 17 qershor./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing