Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple ka prezantuar MacBook Pro-n e ri 14-inç me çipin M6, i cili premton performancë më të lartë, grafikë më të shpejtë dhe përpunim më efikas të detyrave të inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, laptopi ofron deri në 24 orë jetëgjatësi të baterisë, mbështet Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 6, ndërsa çmimi fillestar është 1.999 dollarë. Çipi M6 ka procesor dhe grafikë me nga 12 bërthama, ndërsa performanca grafike është deri në 30 për qind më e lartë krahasuar me gjeneratën M5. Krahas laptopit të ri, Apple prezantoi edhe iMac-un e ri me të njëjtin çip, ekran Retina 4.5K prej 24 inçësh dhe çmim fillestar prej 1.499 dollarësh. Të dyja pajisjet mund të porositen paraprakisht nga 28 tetori, ndërsa në shitje do të dalin më 6 nëntor.