Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas politikës së re, larja e enëve, heqja e çarçafëve të krevatit apo nxjerrja e mbeturinave nuk do të jenë më pjesë e detyrimeve për mysafirët. Pronarët mund të kërkojnë vetëm që enët e përdorura të lihen në lavaman.
Pikat kryesore të rregullave të reja:
Ndalimi i punëve të rënda: Detyrat që kërkojnë kohë dhe përpjekje (që zakonisht i kryejnë pastruesit) hiqen nga lista e obligimeve të mysafirit.
Transparenca ne rezervim: Pronarët duhet t'i shfaqin rregullat qartë që në fillim dhe nuk mund të vendosin dënime financiare apo rregulla shtesë pas rezervimit.
Standardizimi: Airbnb do të ofrojë vetëm 7 rregulla standarde bazë (p.sh. orari i qetësisë, mbajtja e kafshëve shtëpiake, apo numri maksimal i personave).
Përditësimi vjen pas ankesave të shumta nga përdoruesit për kërkesa të tepruara dhe joreale nga pronarët e banesave.