Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Ethet" e çajit Matcha në Japoni: Turistët po boshatisin raftet, vendësit i frikësohen prishjes së traditës

Të Tjera  |  23.10.2026 Ora 8:02   

 Qyteti historik i Uji-t në Japoni, i njohur si kryeqyteti botëror i çajit jeshil matcha, po përballet me një krizë të pazakontë ushqimore: kërkesa e lartë nga turistët e huaj ka tejkaluar çdo mundësi të prodhimit.

Pija tradicionale, e kthyer në një trend global në rrjetet sociale për shkak të vlerave shëndetësore, po shitet me shpejtësi rekord. Dyqanet po mbeten pa stok brenda pak minutave nga hapja, duke detyruar shumë prej tyre të vendosin kufizime në blerje.

Pse po mungon çaji tradicional?

  • Prodhimi i vështirë: Gjethet e cilësisë së lartë rriten në hije dhe bluhen me mulli guri me proces të ngadaltë (vetëm 400 gramë në 8 orë).

  • Blerjet masive: Turistët po blejnë me shumicë çajin më të shtrenjtë ceremonial (ceremonial grade) për ta përdorur zakonisht për 'latte' apo ëmbëlsira.

  • Shqetësimi i kultursë: Ekspertët vendës paralajmërojno se përdorimi jo adekuat dhe blerjet për rishitje po lënë pa furnizim mësuesit e ceremonive tradicionale të çajit dhe tempujt japonezë.

Mjeshtërit e çajit u bëjnë thirrje vizitorëve të tregohen të matur në blerje dhe të provojnë edhe llojet e tjera të çajrave japonezë si sencha, gyokuro apo hojicha.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing