Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Suksesi ndërkombëtar i Dua Lipës po reflektohet edhe në të ardhurat e saj financiare. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, kompania e këngëtares me origjinë nga Kosova, Radical22 Ltd, ka gjeneruar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar, shifër që përkthehet në afro 64 mijë funte në ditë. Të ardhurat lidhen me muzikën, të drejtat autoriale, koncertet dhe produktet promocionale, ndërsa vlera e kompanisë vlerësohet në rreth 73 milionë funte. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe turneu botëror “Radical Optimism”, i cili, sipas raportimeve, përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të ardhura. Përveç muzikës, Dua Lipa po zgjeron aktivitetin e saj edhe në biznes, përmes bashkëpunimeve me marka ndërkombëtare, investimeve në kujdesin për lëkurën dhe projekteve filmike. Ndërkohë, përflitet se ajo mund të publikojë albumin e katërt dhe të nisë një tjetër turne botëror në vitin 2027.