Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rezultatet paraprake të analizave toksikologjike në rastin e vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis kanë zbuluar praninë e propofolit dhe midazolamit, substanca që përdoren në anestezi dhe për qetësim. Sipas mediave greke, autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat ato janë administruar, pasi dyshohet se këngëtari ishte sedatuar në një klinikë në Kolonaki, përpara një procedure të plazmaferezës, që përfshin filtrimin e plazmës së gjakut. Megjithatë, prania e këtyre substancave nuk e përcakton vetvetiu shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë. Në një zhvillim tjetër, kasaforta e sekuestruar nga banesa e këngëtarit në Voula rezultoi plotësisht bosh. Sipas avokatit të tij, verifikimi u krye për t’u dhënë fund spekulimeve rreth përmbajtjes së saj.