Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

103 tonë mish viçi të skaduar, të destinuar për Kosovën, ndalohen në Mal të Zi

Vendi  |  05.10.2026 Ora 7:54   

Një ngarkesë prej 103 tonësh mish viçi të ngrirë, me afat të skaduar, është ndaluar javën e kaluar në një pikë doganore në Mal të Zi. Sipas autoriteteve malazeze, ngarkesa ishte e destinuar për Kosovën.

Rasti ka ngritur shqetësime për kontrollin e importeve të produkteve shtazore në Kosovë, veçanërisht atyre nga Brazili.

Ndërkohë, që nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e mishit të gjedhit, shpendëve dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore nga Brazili. Kosova nuk është pjesë e BE-së dhe vendimet e bllokut nuk zbatohen automatikisht në vend.

Megjithatë, përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka marrë përsipër përafrimin gradual të legjislacionit dhe standardeve të saj me ato të BE-së, përfshirë sigurinë ushqimore dhe kontrollin veterinar.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, Kosova ka importuar nga Brazili mish gjedhi dhe shpendësh në vlerë prej mbi 50 milionë eurosh.

KOHA ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me mundësinë e pezullimit të importeve nga Brazili dhe masat e marra për rastin e 103 tonëve mish, por nuk ka marrë përgjigje.

Edhe Policia dhe Prokuroria janë kontaktuar për të pyetur nëse rasti po hetohet, por deri në publikimin e raportimit nuk kanë kthyer përgjigje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing