Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila mbahet sot nga ora 08:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Mbështetjen e tyre e kanë shprehur Parlamenti Studentor i UP-së, Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti”, “Unioni Demokratik Studentor”, “Reforma”, si dhe këshillat studentore të Fakultetit Juridik, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit Filozofik.
Përfaqësuesit studentorë kanë shpërndarë thirrjen për protestë dhe janë bërë pjesë e mobilizimit për pjesëmarrje, duke mbështetur kërkesën për miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së dhe çlirimtarëve.
Protesta është thirrur në kohën kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e këtij ligji. Organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para seancës.
Sipas organizatorëve, protesta vjen pas 19 ditësh të kërkesës për miratimin e ligjit pa vonesë.