Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mediumi i njohur italian “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull këngëtarit kosovar Yll Limani, duke vlerësuar karrierën dhe suksesin e tij në skenën e muzikës shqiptare. Artikulli rikthen fillimet e tij në “The Voice of Albania” në vitin 2011 dhe pjesëmarrjen në “Festivali i Këngës” më 2016, ndërsa thekson se sot Limani ka rreth 700 mijë dëgjues mujorë në Spotify dhe miliona transmetime të këngëve të tij. Mediumi italian ndalet edhe te evoluimi i stilit të tij, nga baladat romantike drejt pop-it dhe R&B-së, si dhe te turneu “Thirrëm Sot ose Nesër”, me koncerte në Maqedoninë e Veriut, Gjermani, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.