Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dolly Parton thuhet se kishte kërkuar që në ditët e fundit të jetës të mos e vizitonin njerëzit e afërt, pasi nuk dëshironte që të kujtohej nga fansat në gjendjen e rënduar të fundit. Sipas raportimeve të TMZ, personi i vetëm që e vizitoi në shtratin e vdekjes ishte grimierja dhe stilistja e saj, Cheryl Riddle, e cila u kujdes edhe për pamjen e saj. Një ditë para vdekjes, Parton u vizitua edhe nga nipi i saj, Bryan Seaver, të cilit thuhet se i besoi detyrën për të njoftuar publikun për ndarjen e saj nga jeta. Ndërsa familjarëve të tjerë, përfshirë vëllezërit dhe motrat, nuk iu lejua ta vizitonin. Parton u përcoll me një ceremoni private dhe u varros në Nashville, pranë bashkëshortit të saj, Carl Dean.