Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Onward” kryeson në Box Office

Film  |  09.03.2020 Ora 12:32   
Filmi I animuar nga Disney “Onward” ka arritë të ngjitet në majë të klasifikimit të filmave më të shikuar Box Office. Ky film ka arritur të fusë në arka hiq më pak se 40 milionë dollarë qysh në debutim, duke u ndjekur nga pas, në vendin e tretë nga filmi me Ben Affleck “The Way Back”, I cili arriti të grumbullojë 8.5 milionë.

Edhe pse në të gjitha lajmet këshillohet të shmangen tubimet, vendet e mbyllura me publik etj për shkak të përhapjes së koronavirusit, në Amerikën Veriore si  duket kjo gjë nuk është ende në veshin e filmdashësve.

Nga vetëm 4.310 kinema në Amerikën veriore filmi “Onward” arriti të kapte 40 milionë dollar. Edhe pse këto nuk janë fitimet më të mira për Disney, megjithatë ndihet frika nga virusi, por nga kinematë në mbarë botën ky film ka arritur të arkëtojë mbi 28 milioën dollarë.

Në vendin e dytë me fitime është filmi “The Invisible Man” me 15.2 milionë dollarë, në të tretin “The Way Back”, “Sonic The Hedgehog” gjendet në vendin e tretë, ndërsa filmi “The Call of the Wild” gjendet në vendin e 5-të me 7 milionë dollar të fituara./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing