Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritet numri i pickimeve nga rriqrat

Vendi  |  26.06.2026 Ora 7:41   

Me rritjen e temperaturave, është shtuar edhe rreziku nga pickimet e rriqrave në Kosovë. Malishevë vazhdon të mbetet një nga komunat më të prekura, ku rastet raportohen pothuajse çdo ditë.

Sipas statistikave komunale, këtë vit janë regjistruar rreth 700 raste të pickimeve nga rriqrat. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se, pavarësisht numrit të lartë të rasteve, deri më tani nuk është raportuar asnjë infektim apo rast fatal.

Institucionet shëndetësore dhe komuna kanë intensifikuar masat parandaluese, përfshirë dezinsektimin e zonave endemike dhe fushatat informuese për qytetarët.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast pickimi, të mos e largojnë vetë rriqrën, por të paraqiten menjëherë në qendrat më të afërta mjekësore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing