Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat në Kosovo do të shënojnë rritje graduale.
Sipas parashikimeve për periudhën 25–29 qershor 2026, i gjithë territori i vendit do të përballet me mot më të nxehtë. Rajoni i Dukagjin pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e Kosovës kryesisht nivelin 1.
Instituti u ka bërë apel qytetarëve të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të qëndrojnë të hidratuar dhe të ndjekin rekomandimet e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.