Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Miley Cyrus po feston 20-vjetorin e serialit Hannah Montana duke publikuar këngën e re “Younger You”, pjesë e një specialeje në Disney+.
Këngëtarja e cilësoi projektin si një moment të veçantë në karrierë dhe një falënderim për fansat që e kanë mbështetur ndër vite. Specialja përfshin performanca të këngëve ikonike si “The Climb” dhe “Best of Both Worlds”, si dhe ribashkim me familjen e saj.
Miley, e cila u bë e famshme me rolin në serial nga viti 2006 deri më 2011, u shpreh se projekti është një “dhuratë” si për fansat ashtu edhe për veten. Sa i përket një rikthimi të mundshëm të serialit, ajo la gjithçka të hapur: “Do të shohim çfarë sjell e ardhmja.”