Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova vlerësohet me potencial të madh në sektorin kreativ

Vendi  |  13.03.2026 Ora 7:46   
Kosova po vlerësohet si një vend me potencial të madh për zhvillimin e sektorit kreativ. Kjo u theksua në përmbyllje të ngjarjes rajonale të projektit “Partneriteti Kosovë–Shqipëri–Mbretëria e Bashkuar për rritje ekonomike”.

Projekti synon të fuqizojë artistët dhe kuratorët e rinj nga Kosova dhe Shqipëria, përmes programeve dhe thirrjeve ndërkufitare që mbështesin zhvillimin e tyre profesional dhe integrimin në tregun e punës.

Gjatë organizimit u theksua se sektori kreativ është një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në botë, ndërsa mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në projekte të tilla u vlerësua si shumë e rëndësishme.

Drejtoresha e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Clare Sears, theksoi se Kosova është ndër vendet më të avancuara në rajon në zhvillimin e ekonomisë kreative.

Sipas përfituesve të programit, iniciativa të tilla po ndihmojnë artistët e rinj të përgatiten më mirë për tregun e punës, ndërsa shumë prej tyre tashmë kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun global.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing