Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bridesmaids dhe Marvel rikthehen në Oscars 2026

Film  |  12.03.2026 Ora 8:27   
Ceremonia e Oscars 2026, që mbahet të dielën, 15 mars, në Dolby Theatre, Los Angeles, premton rikthime surprizuese dhe momente të paharrueshme. Producentët ekzekutivë, Katy Mullan dhe Raj Kapoor, konfirmuan një rikthim të veçantë të Bridesmaids për 15-vjetorin e filmit, me pjesëmarrjen e Rose Byrne, Kristen Wiig, Maya Rudolph dhe Melissa McCarthy.

Përveç kësaj, një Marvel reunion do të sjellë superhero-t në skenë, dhe performanca e koreografuar me kujdes do të theksojë temën e këtij viti, “humanity”, duke reflektuar prekjen dhe kreativitetin njerëzor.

Siguria do të jetë e rritur, në bashkëpunim me FBI dhe LAPD, për të garantuar që çdo pjesëmarrës dhe fans të ndihet i sigurt. Host i ceremonisë do të jetë Conan O’Brien, ndërsa muzikën do ta drejtojë Michael Bearden, duke kombinuar filmat, muzikën dhe kreativitetin në një shfaqje të veçantë. Oscars 2026 do të transmetohet live në ABC dhe Hulu.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing