Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tommy DeCarlo, i cili kaloi pothuajse 20 vjet duke kënduar me grupin klasik-rock Boston, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Familja e tij konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, duke njoftuar se ai ishte diagnostikuar me kancer të trurit në shtatorin e kaluar.
“Me zemër të rënduar ndajnë lajmin për ndarjen nga jeta të babait tonë, Tommy DeCarlo, më 9 mars 2026. Ai luftoi me forcë dhe kurajë deri në fund,” shkruajtën ata, duke kërkuar respekt për privatësinë gjatë kësaj periudhe zie.
DeCarlo ishte fans i përhershëm i Boston përpara se të bashkohej me ta në fund të viteve 2000, duke u frymëzuar nga vokalisti origjinal Brad Delp. Ai iu bashkua grupit pas vdekjes së Delp në 2007 dhe që nga atëherë udhëtoi dhe performoi për dy dekada me bandën.
Ai la pas gruan Annie dhe dy fëmijët e rritur, Talia dhe Tommy Jr..