Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edhe pse Europa mbetet rajoni më i vizituar në botë me afro 800 milionë turistë, rritja më e shpejtë e vizitorëve është regjistruar në disa destinacione më pak tradicionale.
Brazili shënoi rritjen më të madhe me 37% më shumë turistë, i ndjekur nga Bhutani me 30%, Egjipti me 20% dhe Etiopia me 15%. Po ashtu edhe Seychelles regjistroi një rritje prej 13%.
Ekspertët e industrisë së turizmit thonë se gjithnjë e më shumë udhëtarë po kërkojnë destinacione me identitet të fortë kulturor, peizazhe të veçanta dhe përvoja autentike, duke shmangur destinacionet e mbipopulluara turistike.
Kjo prirje po i kthen vendet në zhvillim turistik në destinacione gjithnjë e më të kërkuara në hartën globale të udhëtimeve.