Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kanë filluar hetimet mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit që shkaktoi vdekjen e Kobe Bryant

Sport  |  28.01.2020 Ora 11:29   
Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, gjë që shkaktoi vdekjen e yllit të basketbollit Kobe Bryant në Kaliforni të Dielën.

Në bord ishin nëntë persona dhe që të gjithë ndërruan jetë, përfshirë edhe vajzën 13 vjece të Kobe-t, Gianna. Hetuesit thuhet se janë përqëndruar kryesisht në kushtet e motit, meqë kishte mjegull dhe gjithashtu në cdo dështim mekanik që mund të ketë ndodhur.

Bryant u konsiderua të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e lojës së basketbollit. Ai ishte kampion pesë herë në NBA për ekipin e  tij të vetëm Los Angeles Lakers dhe ishte fituest I dyfishtë I medaljeve olimpike, u pensionua në prillin e vitit 2016.

Në anën tjetër  NBA ka anuluar ndeshjen në mes  LA Lakers dhe Clippers e cila ishte parashikuar të mbahej sonte në stadium./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing