Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar komentet e tij mbi jetën jashtëtokësore pas një intervistë virale në podcastin No Lie with Brian Tyler Cohen. Ai tha se jashtëtokësorët janë “realë” por nuk ka parë kurrë prova për kontakt të tyre me Tokën.
“Universi është kaq i madh sa ka gjasa që të ketë jetë atje jashtë,” shkroi Obama në Instagram, duke shtuar se distancat midis sistemeve diellore e bëjnë të vështirë mundësinë që të jemi vizituar nga jashtëtokësorët.
Obama, 64 vjeç, shërbeu si presidenti i 44-të i SHBA-së nga 2009 deri në 2017 dhe më herët ka shprehur interes për objektet të paidentifikuara në qiell, duke thënë se ekzistojnë filmime dhe regjistra të objekteve që nuk mund të shpjegohen lehtësisht.