Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve Amadeus nga Kosova do të mbajë koncert festiv më 17 shkurt, në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Nën dirigjimin e Vehbi Shosholli, të rinjtë muzikantë do të prezantojnë një program që ndërthur muzikën klasike me ritme moderne dhe motive shqiptare. Repertori përfshin vepra si “Gramophone Waltz”, pjesë nga Ludwig van Beethoven, “Palladio”, “Can-Can”, si dhe tinguj tradicionalë shqiptarë, përfshirë “Malësorja”.
Koncerti nis në ora 19:00, ndërsa biletat mund të sigurohen çdo ditë në biletarinë e TKOBAP sipas orarit zyrtar.