Sot, në Ministrinë e Kulturës, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe, duke nderuar tri vepra që kontribuojnë në pasurimin e dramaturgjisë shqipe.
Çmimi i parë iu nda autorit Astrit Kabashi për dramën “Lufta”, ndërsa i njëjti autor u vlerësua edhe me çmimin e dytë për veprën “Pse ke frikë”. Çmimi i tretë iu nda autorit Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.
Ministri Çeku i uroi dhe i falënderoi artistët për përkushtimin e tyre dhe vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve vendorë në zhvillimin e artit skenik.
Juria ishte në përbërje të: Kushtrim Mehmeti, Ilire Vinca, Kushtrim Koliqi, Florent Mehmeti dhe Zoga Çeta.
Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e autorëve vendorë, si dhe kontributin në zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare, duke përfaqësuar një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë.