Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alarm për sigurinë në shkolla: incidentet pothuajse dyfishohen brenda një viti

Vendi  |  16.02.2026 Ora 9:22   

Numri i incidenteve të regjistruara në dhe përreth shkollave po shënon rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë evidentuar 631 raste, gati dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024, kur u raportuan 287 incidente. Vetëm në muajin janar të këtij viti janë shënuar 58 raste.

Policia ka konfirmuar se në disa raste janë gjetur edhe mjete të rrezikshme. Në fillim të shkurtit, gjatë kontrolleve në shkolla në Vushtrri, janë sekuestruar një boks hekuri dhe tri mjete të mprehta.

Njohësi i arsimit Xhavit Rexhaj vlerëson se kjo situatë është pasojë e mosveprimit institucional, duke kërkuar vlerësim të qartë të nivelit të rrezikshmërisë dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë në shkolla.

Nga ana tjetër, sociologu Genc Xërxa thekson se dhuna mes të rinjve është reflektim i problemeve më të gjera shoqërore, ku mungesa e kulturës së dialogut dhe edukimit po e bën dhunën të duket si normë.

Edhe prindërit kanë rol kyç në parandalimin e këtyre dukurive. Nënkryetarja e Këshillit të Prindërve, Linda Dula-Halilabazi, thotë se përgjegjësia nis nga familja dhe vazhdon në shkollë, e cila duhet t’i identifikojë dhe trajtojë rastet pa i heshtur ato.

Rastet e fundit kanë rritur shqetësimin publik. Në Gjilan, nxënës të shkollës fillore Thimi Mitko u filmuan duke dëmtuar inventarin shkollor, çka rezultoi me suspendimin e pesë nxënësve dhe ndërrimin e shkollës për ta. Ndërkohë, në Prishtinë, prokuroria ka nisur procedura penale për një rast dhune në shkollën Pavarësia, ku janë suspenduar edhe një mësimdhënës dhe drejtori i institucionit.

Institucionet arsimore dhe ato të sigurisë po përballen me thirrje gjithnjë e më të forta për masa urgjente, në mënyrë që shkollat të mbeten hapësira të sigurta për nxënësit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing