Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian të datës 09.02.2026, ka njoftuar se në rajonin Maramureș në Rumani është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) në një fermë familjare.
Si masë parandaluese, AUV ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre me origjinë nga zona e infektuar.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për Veterinarinë dhe hyn në fuqi menjëherë.
AUV ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë, duke mbetur e përkushtuar në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur shëndetin publik dhe atë veterinar.