Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Terapia e re me gene ofron shpresë për uljen e kolesterolit

Shëndeti  |  12.02.2026 Ora 12:51   

Shkencëtarët po testojnë një qasje të re për të luftuar sëmundjet e zemrës: redaktimin e gjeneve për të ulur kolesterolin e lartë. Hulumtimet e hershme përdorin teknologjinë CRISPR për të fikur gjenin ANGPTL3 në mëlçi, gjë që mund të ulë LDL-in dhe trigliceridet deri në 50% pas një trajtimi të vetëm.

Kjo qasje është frymëzuar nga studime të mëparshme që identifikuan njerëz me mutacione natyrore në këtë gjen, të cilët kishin nivele shumë të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik minimal për sëmundje kardiovaskulare. Për momentin, trajtimi është provuar tek disa dhjetëra persona dhe mbetet në fazë eksperimentale.

Ndërkohë, milionat që vuajnë nga kolesteroli i lartë vazhdojnë të marrin medikamente tradicionale, si statinat. Ekspertët paralajmërojnë se terapia me gene nuk është ende një zgjidhje gjerësisht e disponueshme, por rezultatet e hershme japin shpresë për një “zgjidhje një herë e përgjithmonë” ndaj kolesterolit të lartë dhe parandalimin e sulmeve në zemër. //AP

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing