Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i ri nga Universiteti i Kembrixhit zbulon se burrat me nivele natyralisht të larta të testosteronit kanë 17% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare, një nga shkaqet kryesore të infarktit dhe dështimit të zemrës.
Ekspertët paralajmërojnë se rreziku mund të jetë edhe më i madh për burrat që marrin suplemente testosteroni pa mbikëqyrje mjekësore, veçanërisht ato të blera online. Trajtimi i testosteronit është i rekomanduar vetëm për hipogonadizmin, një gjendje e rrallë ku trupi prodhon pak hormon, dhe gjithmonë nën kontroll mjekësor.
Studiuesit theksojnë se përdorimi i testosteronit për rritjen e masës muskulore ose performancës seksuale mund të jetë i rrezikshëm, duke e bërë zemrën më të ndjeshme ndaj sëmundjeve. Sipas tyre, efektet negative duket të jenë specifike për burrat, pasi studimi nuk gjeti lidhje të ngjashme te gratë.
Specialistët këshillojnë që çdo përdorim i testosteronit të bëhet vetëm kur ka indikacion mjekësor të qartë dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësorë.