Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një djalë 13-vjeçar ka shpëtuar jetën e familjes së tij pasi notoi rreth katër kilometra në det të hapur për të kërkuar ndihmë, pasi u morën nga rrymat e forta pranë brigjeve të Australisë Perëndimore.
Ngjarja ndodhi të premten pasdite, kur djali, nëna e tij dhe dy fëmijë të tjerë po bënin kayak dhe paddleboard pranë Quindalupit, por u tërhoqën larg bregut nga erërat dhe dallgët e forta. Sipas policisë australiane, djali vendosi të kthehej drejt bregut në kushte të vështira dhe me dukshmëri të ulët.
Pasi kajaku i tij mori ujë, ai u detyrua të notojë deri në breg, ku më pas njoftoi autoritetet. Menjëherë u nis një operacion kërkim-shpëtimi, gjatë të cilit nëna dhe dy fëmijët e tjerë u gjetën duke u mbajtur pas një paddleboard-i dhe u shpëtuan me sukses.
Autoritetet e shpëtimit e kanë cilësuar veprimin e djalit si një përpjekje të jashtëzakonshme, duke theksuar se ai notoi për rreth dy orë pa jelek shpëtimi. Ngjarja është vlerësuar si një përfundim shumë pozitiv, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes nga erërat e forta detare gjatë kësaj periudhe të vitit.