Mungesa e nominimeve për Ariana Grande dhe Cynthia Erivo në Oscars 2026 për rolet e tyre në filmin Wicked: For Good ka ngjallur debat të madh.
Një votues anonim i Akademisë ka deklaruar se, ndonëse dyshja kishte kimi të fortë në ekran, filmi nuk u konsiderua mjaftueshëm i fuqishëm, ndërsa performancat e tyre gjatë turneut promovues u perceptuan si të tepruara. “I trembën shumë njerëz dhe, në përpjekjen për t’u dukur autentike, u shfaqën sikur po luanin role”, tha ai për News Nation.
Disa votues u shprehën gjithashtu të lodhur nga prania e vazhdueshme e tyre në tapetet e kuqe, ndërsa fansat ngritën shqetësime për humbjen e dukshme në peshë të të dyjave.
Megjithatë, pavarësisht kritikave dhe mungesës së një nominimi Oscar, Ariana Grande arriti të sigurojë një nominim në Golden Globes 2026, edhe pse nuk e fitoi çmimin.