Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sabrina Carpenter hap performancat në Grammy 2026

Muzikë  |  22.01.2026 Ora 10:07   

Sabrina Carpenter është artistja e parë e konfirmuar për të performuar në Grammy-t e vitit 2026, më 1 shkurt në Crypto.com Arena, Los Angeles. Këngëtarja e hitit Espresso ka marrë gjashtë nominime, përfshirë Albumin e Vitit për Man’s Best Friend, Record dhe Song of the Year, Best Pop Solo Performance dhe Best Music Video për Manchild.

Kendrick Lamar kryeson nominimet me nëntë kandidatura, duke përfshirë Album, Record dhe Song of the Year, me albumin e tij GNX, i cili është nominuar për Albumin e Vitit për herë të pestë radhazi – një rekord pa rival.

Lista e nominimeve përfshin gjithashtu Billie Eilish, Lady Gaga, Addison Rae, Justin Bieber dhe Bad Bunny. Lady Gaga dhe prodhuesit Jack Antonoff dhe Cirkut morën nga shtatë nominime secili, ndërsa Bad Bunny shënon vetëm herën e dytë që një album i plotësisht spanjoll konkuron për Albumin e Vitit.

Nominimet e tjera përfshijnë artistë si Leon Thomas, Tyler, the Creator, SZA, Clipse, Doechii dhe Rosé nga BLACKPINK, e para artiste K-pop e nominuar për Record of the Year.

Në kategorinë Best New Artist janë Katseye, Olivia Dean, The Marias, Addison Rae, sombr, Leon Thomas, Alex Warren dhe Lola Young.

Ceremonia e 68-të e Grammy-ve do të prezantojë gjithashtu dy kategori të reja: Best Traditional Country Album dhe Best Album Cover.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing